English

OST: Jo më ndërprerje energjie, e zëvendësuam shtyllën e hedhur në erë

Tiranë, 7 janar, NOA - Dje në mbrëmje është mundësuar kryerja e zëvendësimit të shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë, e cila u hodh në erë me dinamit gjatë natës së 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Lajmi është bërë me dije nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, sipas të cilit, ky akt mundëson ndërprerjen e kufizimeve të detyrueshme të energjisë elektrike për disa rrethe të vendit, kushtëzuar pikërisht nga ky proces.

Bëhet fjalë për rrethet Durrës, Rrogozhinë, Kavajë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Sarandë, Përmet dhe Këlcyrë, ku energjia dje u ndërpre pikurish nga procesi i stakimeve të të linjës 220 kV Tiranë-Elbasan, ngaqë po punohej për zëvendësimin e shtyllës së lartpërmendur.

Shtylla e tensionit të lartë 400 kV u hodh në erë mbrëmjen e 30 dhjetorit, pranë fshatit Bilaj, rreth 8 km larg nga Fushë-Kruja.

n.e/NOA

KOMENTE