English

Pacolli: Gati për koalicion, por duam hapësirë veprimi

E premte, 7 janar 2011, NOA- Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, pasi ka prezantuar shkurt programin e këtij koalicioni në Skënderaj, ka thënë se ai përfshin zgjidhje për të gjitha problemet aktuale me të cilat përballet Kosova.

Ai ka folur edhe për koalicionet e mundshme për qeverinë e ardhshme.

“Ne nuk luftojmë për poste, por për Kosovën, dhe jemi të gatshëm të japim kontributin tonë si pjesë e qeverisë së vendit. Kushti kryesor është hapësira e mjaftueshme e veprimit, sepse ne duam të lëmë gjurmë të veprimit tonë”, është shprehur Pacolli.
Sipas Pacollit, raporti i Dick Martit është bazuar tërësisht në shpifjet e del Pontes.

Duke vijuar më tej ai ka ftuar palët e tjera politike, në mënyrë që të shpallet zonë e lirë ekonomike, Veriu i Kosovës duhet të veprohet në mënyrë të organizuar.

a.y/NOA

KOMENTE