English

Papandreu mbërrin në Turqi, pritet takimi me Erdogan

Ankara, 7 janar 2011, NOA-Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka mbërritur në Turqi, ku pritet të takohet me homologun turk Taip Erdogan.

Dy kryeministrat do të mbajnë një fjalim në takimin vjetor të ambasadorëve turq, në të cilin marrin pjesë edhe diplomatë e zyrtarë të huaj.


Ky lajm bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave në qendër të takimit do të jenë bisedimet mbi emigracionin klandestin.
Nga ana e tyre prite të flitet edhe për arritjet e deritanishme, si dhe ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe.
Turqia dhe Greqia kanë qenë në marrëdhënie diplomatike problematike në vijimësi, kjo u shtua së tepërmi edhe pas dëshirës për të ngritur gardh nga ana e Greqisë, për të penguar emigracionin.

a.y/NOA

KOMENTE