Tiranë, 7 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, konkretisht mbi procesin e pritshëm të djegies së fletëve të votimit ditën e sotme, qytetet ku do votohet elektronikisht më 8 Maj, si edhe vendimin për të mos e bërë publike listën e zgjedhësve.
Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i plagosjes së ndodhur dy mbrëmje më parë në ish-Bllok mes nipërve të Adil Çarçanit dhe Enver Hoxhës, si edhe djalit të deputetes Arta Dade.
E
përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës
“AMI: Plehrat e Napolit, në Shqipëri”, i cili paraqet një vendim të agjencisë
italiane për mbetjet.
“Energjia, rregullat e reja për faturat dhe sahatin”, është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
“Bllokohet procesi i djegies së fletëve të votimit” është një artikull tjetër që citon procesin e pritshëm sot të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Sot vendimi/ KQZ: Lista e votuesve do mbetet sekret”, i cili flet për vendimin e pritshëm nga KQZ mbi listat e zgjedhësve të procesit të 8 Majit.
“Arrestohet nipi i Enver Hoxhës për plagosjen e nipit të Adil Çarçanit/ Teuta hoxha: Im bir ka alibi”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Motra e Lul Berishës në gjyq: Si na qëlluan me antitank”; “Vret gruan në sy të fëmijëve, më pas tenton vetëvrasjen”; “Celularët, tarifat do ulen sërish në mars” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Djali i Dades: Nipin e Adil Çarçanit e qëllova pa dashje”, i cila citon deklaratat e bëra nga djali i deputetes Arta Dade në polici mbi plagosjen e dy netëve më parë në ish-Bllok.
“Avni Mula: Divorci me Invën? S’e gjykoj keq Pirron, e kisha mik” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar intervistës së babait të sopranos së njohur.
Kurse “Mjekët i hoqën gabimisht shpretkën, pacienti fiton 100 mijë euro në gjykatë”, flet për reagimin e pacientit Paskal Nesturi nga Vlora.
Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “KQZ, Ristani: Ja urdhri për bllokimin e listave”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Lista e zgjedhësve në arkiv, si dokumente sekrete”, i cili tregon vendimin e pritshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Berisha jep çmime për themeluesit e RD, nderon Blushin, harron Zogajn” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon detajet e ceremonisë së djeshme të 20-vjetorit të gazetës “Rilindja Demokratike”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Shëndetësia, rregullat e reja për rimbursim dhe ndihmë”, “Djali i Dades prangoset, nipi i Enverit: Nuk isha” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Zgjedhjet e 8 Majit, qytetet ku do të bëhet votim elektronik”, i cili pasqyron projektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Rrugët e Tiranës, trafiku po bëhet edhe më mbytës”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Fjala e lirë mbush 20 vjeç, nderohen 9 përfaqësues të medias”.
Në këtë
hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte,
7 Janar 2010. Ky
është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip,
anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes
abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të
kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një
emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail:
info@noa.al.