Tiranë, 7 dhjetor, NOA, Update – Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë bojkotuar mbledhjen e sotme ku po diskutohet për zbatimin e vendimit për djegien e fletëve të votimit.
Pas fjalës së nënkryetares Dëshira Subashi, ka folur kryetari i institucionit Arben Ristani, i cili u shpreh se votimi për djegien është bërë me katër vota, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e diskutimeve.
“Nëse më 29 u votua me katër vota faji i vetëm është i juaji. Nëse do të ishit në mbledhje do të gjenim konsensus dhe do të debatonin duke gjetur konsensus”, tha Ristani.
Ndërkohë që Subashi ka protestuar për ndërprerjen e fjalës gjatë seancës së sotme. Pas disa replikave me kreun e KQZ-së, Subashi është larguar nga mbledhja, së bashku me anëtarin tjetër të këtij institucioni Pandeli Varfi.
Më pas debatet kanë vazhduar mes antërit të KQZ-së Arben Laze dhe kryetarit Arneb Ristani.
a.k/NOA