Mitrovicë, 7 janar 2011, NOA- Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për përsëritjen e zgjedhjeve në komunën e Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.
Sipas tij anulohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,
ndërsa urdhërohet KQZ-ja që t`i përgatisë procedurat për përsëritjen e votimeve.
Do të jenë 24 qendrat e votimit ku do të përsëriten zgjedhjet, nga 29 vendvotime që kishte kjo komunë.
Tashmë është në dorën e KQZ-së nëse zgjedhjet do të mbahen në gjithë Mitrovicën apo vetëm në këto 24 qendra.
Vendimi është marrë pas ankesës së paraqitur
nga Lëvizja Vetëvendosje për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 12
dhjetorit.
Këtë lajm Hasani e dha gjatë një interviste për “Radio Evropa e Lirë”.
a.y/NOA