Elbasan, 7 janar 2011, NOA- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.
Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve NOA, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”dhe i plagosuri është i moshës 45 vjeçare.
Gjithashtu mësohet se i plagosuri mban emrin Artur Biba.
Ai është shoqëruar për në spital, ku bluzat e bardha po kujdesen për shëndetin e tij.
Ndërkohë nga ana e policisë ka nisur puna për sqarimin e ngjarjes dhe gjetjen e autorit.
a.y/NOA