English

Prishën qetësinë publike, arrestohen dy fajtorët

Lezhë, 7 janar, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë bërë të mundur arrestimin e dy personave që kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për 25-vjeçarin Elton Shtjefanaku dhe Erjol Shtjefanaku, që të dy lindur dhe banues në fshatin Ndërfushaz të rrethit Mirditë; ky i fundit i dënuar edhe më parë për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se këta shtetas në bashkëpunim me personin me inicialet

A.P, rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke shkaktuar dëmtime të thyerjes së xhamave në dyqanin e “Eagle-Mobile” në pronësi të personit me inicialet A.N, në lokalin në pronësi të personit me inicialet V.K dhe në lokalin “Bar Piaca” në pronësi të personit me inicialet A.K.

Është bërë shpallja në kërkim të personit me inicialet A.P dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kalojnë prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Shkatërrim të pronës në bashkëpunim” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150- 25 dhe 274 të Kodit Penal në ngarkim të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE