English

Rama: Qeveria të largohet, është kërcënim për shqiptarët

Tiranë, 7 dhjetor, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi sot largimin e qeverisë duke e cilësuar si përgjegjëse për mos marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Kjo qeveri duhet të largohet si një kërcënim i hapur për demokracinë e për çdo qytetar të këtij vendi”, tha Rama në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët.

Ai u shpreh se marrëdhënia me Kuvenin do të jetë e kushtëzuar, ndërsa ka theksuar se PS-ja do të kërkojë transparencën duke vijuar me protestat.

“Fajin për lënien e Shqipërisë pas dyerve të Europës e ka Saliu dhe vetëm Saliu”, tha Rama duke shtuar se aksioni opozitar do të vazhdojë “nga transparenca e veprimtarisë korruptive dhe protestat e deri te zgjedhjet që nuk do të lejojmë të jenë përsëritja e krimit elektoral”.

Ai e cilësoi si të papranueshëm vendimin e KQZ-së për djegien e fletëve të votimit dhe futjen në arkiv për 25 vite të listës së materialeve zgjedhore.

Duke folur për vendimin e KQZ-së, Rama tha se “në Kod ne kemi shkruar se pa firmën e zëvendëskryetarit të KQZ-së çdo akt që mban vetëm firmën e kryetarit është i pavlefshëm”, tha Rama.

a.k/NOA

KOMENTE