English

Rama: Zgjidhja e krizës, zgjedhje të parakohshme

Tiranë, 7 janar, NOA, Update – Situata e krijuar në vend mund të zgjidhjet vetëm me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo është deklarata që ka bërë sot kryetari i Parisë Socialiste, Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

“Vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe një mirëkuptim i detyruar, me garanci detyruese për palët, për mënyrën e realizimit të zgjedhjeve është dalja reale nga kriza. Një krizë që nuk dëmton opozitën, por dëmton Shqipërinë. Ajo që ne kemi ngritur si shqetësim po vërtetohet dita ditës duke gëlltitur gjithë ato premtime që i ka dhënë në tavolinë”, tha sot Rama.

Ai ka theksuar se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa për transparencë dhe as nga beteja për denoncimin e korrupsionit.

“Ta harrojë Saliu dhe kushdo tjetër se opozita tërhiqet nga transparenca. Dhe ata që marrin mesazhin nga ky vendim se s’ka gjë le të vazhdojnë korrupsionin, ta harrojnë se do të mbetet të pandëshkuar”, tha sot Rama.

Kreu i PS-së foli dhe për akuzat ndaj tij në lidhje me 20 për qindëshin. Ai u shpreh se balta e hedhur në adresë të tij rezultoi një mashtrim dhe kritikoi mediat se përse nuk kanë bërë investigim për këto akuza që më parë.

“Ne nuk lëvizin nga denoncimi i korrupsionit, sado baltë që të hidhet ndaj nesh”, tha ai.

a.k/NOA

KOMENTE