English

Shtohen misteret mbi zhdukjen e një nëne shqiptare

Itali, 8 Janar NOA/ Rid Bulku - Bëhet fjalë për një histori me të vërtetë të mistershme, ku tashmë autoritetet janë duke hetuar zhdukjen e Rajmonda Zefi, një nënë shqiptare 30 vjeçare e dy fëmijëve.

Gruaja u zhduk, gjatë Vitit të Ri, por partneri i saj Francesco Quinci, bëri denoncimin vetëm më datë3 janar.

Një anomali që ka bërë hetuesit të dyshojnë, ku kanë sekuestruar autoveturën e tij dhe shtëpinë e çiftit.

Rajmonda qe ju e shihni dhe ne foto, kohët e fundit, kishte ngritur, së bashku me disa shqiptarë të tjerë, një kompani që organizonte evente.

Me rastin e festave të fundvitit ajo kishte organizuar një parti, në një klub nate në Viareggio: dhe pikërisht më 31 dhjetor ajo ka dalë nga shtëpia dhe që atëherë familjarët dhe kolegët kanë humbur çdo gjurmë të sajën.

Telefoni ishte i fikur, dhe makina e gruas, një Toyota Corolla, u gjet në Viareggio, vend në të cilin jetojnë disa nga të afërmit e tij.

Autoritetet kanë bërë të ditur këtë histori të mistershme të zhdukjes së saj dhe kanë theksuar se hetimet janë në vazhdim.

r.b/NOA

KOMENTE