English

Skandali i dioksinës te pulat dhe vezët, Gjermania mbyll 4700 ferma

Berlin, 7 janar, NOA – Mëse 4700 ferma janë mbyllur deri tani nga autoritetet gjermane të Bujqësisë, pasi u konstatua prania e lëndës helmuese të dioksinës tek pulat që ato rrisnin dhe vezët që ato prodhonin.

Kështu, skandali i helmimit të kafshëve me dioksinë, duket se po merr përmasa tejet të mëdha në Gjermani.

Fermat e lartpërmendura janë mbyllur pikërisht për shkak të dyshimit se ndoshta kanë përdorur ushqime të përziera me këtë lëndë helmuese.

Deri tani në Gjermani janë të prekura 11 lande, por sasia më e madhe e fermave të mbyllura është në Saksoninë e Poshtme.

n.e/NOA

KOMENTE