Kaliforni, 8 Janar NOA/ Rid Bulku - Nga seksi oral në një raport të plotë seksual, kalimi është shumë i shpejtë por fillesat vijnë padyshim me atë që te rinia amerikane është shndërruar në modë si parapritë e ngurrimit tek adoleshentët për të pasur një marrëdhënie të mirëfilltë.
Diçka e tillë është konfirmuar nga një anketim i studentëve në Kaliforni, botuar në USA Today, i cili thotë se adoleshentët të cilët praktikojnë seksin oral për herë të parë janë të destinuar të kenë një raport të plotë brenda gjashtë muajve.
“Zbuluam - tha Anna Song, një profesoreshë e Universitetit e Kalifornisë, Merced – se seksi oral është i lidhur në mënyrë të konsiderueshme me marrëdhënien seksuale vaginale”.
r.b/NOA