English

Takimi Papandreu- Erdogan: Të harrojmë rivalitetin e së kaluarës

E premte, 7 janar 2011, NOA- (Update) Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u takua me kryeministrin grek Jorgos Papanderu në qytetin e Erzurumit në Turqi.

Sipas medias shtetërore turke, mësohet që Papandreu të ketë thënë se të dyja palët duhet të harrojnë rivalitetin e të kaluarës.

Kryeministri Erdogan nga ana e tij është shprehur se në se të dyja vendet po shtojnë përpjekjet për ta bërë Egjeun një det të paqes

Gjatë takimit kryeministrat diskutuan gjithashtu planin e Greqisë për të ndërtuar një gardh përgjatë kufirit të përbashkët për të shkurajuar fluksin e imigrantëve të paligjshëm.

Greqia dhe Turqia shkëmbyen mesazhe miqësie dhe premtuan të vazhdojnë punën për të zgjidhur çështjet e debatueshme mbi Detin Egje.

a.y/NOA

KOMENTE