Tiranë, 7 Janar, NOA Update – Gjatë vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një punë voluminoze, përmes 484 mbledhjeve dhe 124 seancave dëgjimore.
Ky ishte bilanci në shifra i jetës parlamentare gjatë muajve të 2010-ës i komunikuar nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë një konference të posaçme para gazetarëve.
Sipas saj, gjatë vitit të kaluar nga deputetët u propozuan edhe 736 amendamente, të cilat ndikuan në përsosjen e ligjeve përkatëse të shqyrtuara prej Kuvendit.
“U miratua buxheti më i madh dhe u miratuan ligje të rëndësishme që ndikuan në procesin e liberalizimit të vizave”, tha ndër të tjera ajo.
n.eNOA