English

Urgjent/ Përleshen 2 familje, 6 të plagosur

Gjirokastër, 7 janar NOA – Sherri për kullotat e bagëtive ka vënë kundër njëra-tjetrës dy familje në Gjirokastër, nga i cili kanë mbetur të plagosur plot 6 veta.

Ngjarja e rëndë konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të qytetit jugor, sipas të cilave, bëhet fjalë për familjet Lluka dhe Sina, nga përleshja e anëtarëve përkatës të secilës, kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Mësohet se konflikti është zhvilluar me thika, duke iu vërsulur njëri-tjetrit e duke u plagosur babai dhe tre djemtë e familjes Sina.

I ndodhur në vendin e quajtur Subash, konflikti mësohet se ka shkaktuar të plagosur edhe nga familja e Llukajve, konkretisht babë e bir Bexhet dhe Endrit Lluka.

Forcat e policisë tashmë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke shqyrtuar të gjitha detajet e konfliktit, duke marrë edhe dëshmitë përkatëse rreth tij.

Deri tani, siç bëhet me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, asnjë nga të lënduarit nuk paraqet rrezik për jetën ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE