Deçan, 7 janar 2011, NOA-Lëvizja “Vetëvendosje” zhvilloi ditën e sotme një tubim në Deçan, ku ftoi gjithë qytetarët që në 9 janar të gjithë të marrin pjesë në votim.
Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, theksoi se nuk do të bëhet kurrsesi pjesë e koalicioneve dhe qeverive teknike, për të mos u bërë pjesë e së keqes.
Në këtë takim Kurti prezantoi kandidaten për deputete nga kjo komunë Fetnete
Ramosaj.
Në fjalën e saj Ramosaj, i ftoi qytetarët që
janë kundër negociatave të paralajmëruara me Serbinë e për sovranitet e
zhvillim ekonomik, më 9 janar të votojnë për lëvizjen “Vetëvendosje”.
Kandidati tjetër për deputet i Vetëvendosjes, Visar Ymeri theksoi se Deçani
është ndër komunat më të varfra dhe me numrin më të madh të të papunëve në
Kosovë, dhe sipas tij që situata të përmirësohet duhet të votohet Lëvizja
“Vetëvendosje”.
a.y/NOA