Francë, 8 Janar NOA - Është duke i ardhur fundi radhëve të gjata për të blerë bukë, dukuri kjo që na kujton radhët tipike shqiptare për të blerë bukë në kohën e monizmit.
Gjithnjë e më shumë furra në Francë, për lehtësim dhe higjienë, kanë marrë në përdorim të ashtuquajturën “monnaieur”.
Kjo është një makinë gri dhe portokalli, e vendosur para dyqaneve të shitjes së bukëve në Francë, e cila merr monedhat dhe më pas kthen kusurin.
Makina autoshitëse, mund të themi se është parë si tepër pozitive dhe e favorshme nga konsumatorët që nisën ta shfrytëzojnë duke kursyer kohën e tyre ditore.
r.b/NOA