Gjermani, 7 Janar NOA - Skuadra gjermane e Wolfsburg është në kërkim të zëvendësuesit të Dzekos dhe me sa duket ka arritur të lokalizojë atë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Romës, Mirko Vucinic, për të cilin gjermanët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë reale për ta pasur në organikën e tyre.
Megjithatë kryeqytetasit kanë theksuar gjithmonë se e konsiderojnë sulmuesin malazez si një lojtar të pashitshëm, por në rast se oferta do të rrotullohej rreth shifrës së 5 milionë eurove, atëherë drejtuesit e Romës mund të pranojnë.
r.b/NOA