English

Zogaj takon biznesmenët Gjermanë, i prezanton me resurset Shqiptare

Tiranë, 7 janar 2011, NOA- Koordinatori i Opozitës së Bashkuar për programin e zhvillimit Preç Zogaj, priti sot një grup biznesmenësh gjermanë të cilët po zhvillojnë një vizitë njohëse me resurset e Shqipërisë.

Investitorët gjermanë nga qyteti i Shtuttgart dhe landi i Baden-Wurttemberg, u interesuan me përparësi për idetë dhe projektet që ka opozita shqiptare në sektorë te tillë si infrastruktura, energjetika, turizmi, bujqësia, transporti etj.

Zogaj i njohu investitorët gjermanë me dy prej projekteve kryesore të Opozitës së Bashkuar.

Së pari me projektin që synon zgjimin e detit Adriatik dhe Jon nga gjumi nëpërmjet një serie ndërhyrjesh dhe investimesh dhe së dyti, me projektin e ri të infrastrukturës.

Në përgjigje të interesimit sidomos për mundësinë e ndërtimit të një porti të madh në brigjet shqiptare, koordinatori i Opozitës së Bashkuar i njohu investitorët me projektin e Portit të Shëngjinit dhe me projekte të tjera që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e detit si pasuri kombëtare.

a.y/NOA

KOMENTE