Shkup, 8 janar 2011, NOA- Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, rikthen në vëmendje Marrëveshjen e Ohrit.
Gjatë një takimi të zhvilluar me qytetarët e Kumanovës, ai u shpreh se, “Marrëveshja e Ohrit as nuk është e vdekur e as nuk është e përbaltur, por është një dokument që bërë që sot të kemi Fakultete në Kumanovë, Dibër, Kërçovë, Strugë e Shkup, të kemi Muzeun e Alfabetit në Manastir, të kemi përdorim të barabartë të gjuhës shqipe, përfaqësim adekuat të shqiptarëve në të gjitha institucionet e shtetit. Me këtë dokument kemi bërë që vendi të mos jetë më shtet mono etnik, por përkundrazi, shtet demokratik dhe shumë etnik”.
Duke vijuar më tej ai theksoi se, shqiptarët janë pjesë e shekullit të integrimeve dhe rruga e tyre është integrimi, pasi sipas tij ky proces paraqet moment të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë.
a.y/NOA