English

Ankesë Papës: Na ruaj nga priftërinjtë pedofil

E shtunë, 8 janar 2011, NOA- Papa Benedikti i XVI-të është përballur me një ankesë të rrallë.

Një letër nga Malta, është shkruar nga viktimat e priftërinjve pedofilë me një mesazh të qartë dhe të trishtë, duke tronditur kreun e Vatikanit.

“Jemi të shqetësuar sepse ata priftërinj shihen ende nëpër rrugë, me po atë veshje, çdo gjë ka mbetur si më përpara”, thuhet në letrën drejtuar Papës.

Ndërkohë ish-djemtë e jetimores në Santa Venere në Maltë, janë detyruar të vishen si gra apo të durojnë netëve, dhunimet seksuale të priftërinjve.
Viktimat kujtojnë takimin që patën me Papa Benediktin e XVI në prill të vitit të shkuar në Maltë, përlotjen e tij përballë rrëfimeve të tyre.

Në letrën e tyre, thuhej se në Maltë, Kisha, pushteti politik dhe gjykata janë një gjë e vetme, duke shpresuar në ndihmën e kreut të Vatikanit.

Pas vizitës së Papës, priftërinjtë vazhduan të vetëshpallen të pafajshëm, megjithëse kur janë marrë në pyetje nga policia kanë pranuar gjithçka.

Ky është rast i përsëritur ku përfaqësues të fesë abuzojnë me fëmijët.

a.y/NOA

KOMENTE