English

Barroso: Hungaria, e denjë për presidente të BE-së

Bruksel, 8 janar, NOA – Hungaria është e denjët dhe mjaft për marrjen e presidencës së Bashkimin Evropian.

Ky konstatim ka mbërritur dje publikisht nga presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, pas një takimi me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, me të cilin ka diskutuar çështje të drejtimit të komunitetit të vendeve anëtare të BE-së.

E vetmja pengesë duket se ka qenë ajo e ligjit të diskutueshëm të medieve në Hungari, për të cilin Orban i tha Barrosos se do të gjendet patjetër një zgjidhje mes palëve.

“Në rast se ky ligj bie në kundërshtim me ligjet e BE-së ne jemi gati që ta korrigjojmë ligjin e ri për mediat”, mësohet të jetë shprehur Orban.

Gjithsesi ai shprehu edhe një herë bindjen se ky ligj nuk e shkel lirinë e mediave.

Ndër të tjera, bisedimet mes palëve janë ndaluar edhe tek ekonomia, ku pala hungraze ka shprehur ambiciet e saj për t’u bërë shumë shpejt anëtare e bllokut të Euros.

n.e/NOA

KOMENTE