E shtunë, 8 janar 2011, NOA- Takimi i parë i këtij viti, për grupet e 20 vendeve më të industrializuara në botë, G 20, do të marrë masa për sigurinë ushqimore.
Kjo kërkesë ka ardhur nga Banka Botërore, e
cila u ka kërkuar këtyre vendeve të angazhohen për çmimet e ushqimeve.
Rritja rekord e çmimeve ka shkaktuar frikë për shpërthim të inflacionit dhe paqëndrueshmërisë
sociale, gjë që mund të dëmtojë ekonominë globale.
Ndërkaq tre ditë më parë organizata e OKB-së, FAO vuri alarmin për rritjen e çmimeve të drithërave.
a.y/NOA