English

Canales: Më lodhi bankina, por do rri te Reali

Madrid, 8 janar 2011, NOA- Sergio Canales, mesfushori i ri i Real Madridit, ka deklaruar se nuk dëshiron të qëndrojë më në bankinë.

“Nuk jam i kënaqur, por unë nuk do të largohem nga Real Madridi, unë do të luftoj dhe do të punoj shumë për të fituar rastin më të mirë. Të luash te Reali është e komplikuar dhe unë e kam ditur se nuk do të jetë e lehtë. Unë erdha me entuziazëm dhe e kam ditur se të luash për një ekip të madh është gjë e komplikuar, sepse ka shumë lojtarë të mëdhenj. Kështu, unë duhet ta gjej rastin tim”, është shprehur ai për mediat.

Real Madrid është shpallur nëntë herë kampione e Europës, dhe kjo duket se e motivon më tepër mesfushorin Canales.

a.y/NOA

KOMENTE