English

Dy binjakë, djalë e vajzë për princeshën Mary të Danimarkës

Kopenhagen, 8 janar 2011, NOA – Princesha Mary, bashkëshortja e princit Frederik trashëgimtar i fronit të Danimarkës ka sjellë në jetë mëngjesin e sotëm dy binjakë, një djalë e një vajzë. Lajmin e bëri publik vetë trashëgimtari i fronit të Danimarkës, princi Frederik, i cili nuk e fshihte dot lumturinë e këtij momenti.

Babai Frederik ka rrëfyer para kamerave dhe fotografëve edhe përmasat e dy bebeve të shumëpritura të çiftit princëror të sapolindur në spitalin Rigshospitale të Kopenhagenit duke mos lënë mënjanë madje edhe gjestet e shumta për të treguar përmasat e dy bebeve.

Princi Frederik tha se djali u lind në orën 10.30, dhe ai peshon 2.6 kg, ndërsa është I gjatë 47 centimetra.

Ndërsa vajza tha ai u lind 26 minuta më vonë në 10.56 nën peshën 2.5 kg dhe 46 centimetra e gjatë.

Princesha e Danimarkës, 38 vjeçarja Mary Donaldson me origjinë australiane nga një familje jo mbretërore dhe princi Frederik, që trashëgon fronin e Danimarkës nga e ëma, Mbretëresha Margrethe II, kanë përveç dy binjakëve të sapoardhur në jetë edhe dy fëmijë të tjerë, Kristianin 5-vjeçar dhe një vajzë, Izabelën që është tre vjeç.

mit/NOA

KOMENTE