English

“E dashur Dalila... Berisha i tregon mbesës rrugën e Arbrit”

Tiranë, 8 Janar 2011 NOA/ Rid Bulku - “Dalila ime e dashur i sheh ato male tej e tej. Atje do të ndërtojmë Rrugën e Arbrit. Vërtet tani duken vetëm male, por së shpejti, do të shohësh makinat teksa ecin e ecin në rrugën e re të kombit”.

Me këto fjalë duket se i është drejtuar mbesës së vogël Dalilës, kryeministri i vendit, Sali Berisha, sot pas mesdite ndërsa qëndruan për disa orë të fundjavës në malin e Dajtit.

Një pasion i hershëm i kreut të qeverisë, që përpiqet të shfrytëzojë orë të lira në fundjava për t’u çlodhur në malin e Dajtit.

Ku siç pohon vetë, gjen një qetësi të admirueshme dhe i gëzohet nipërve dhe mbesave të tij.

Sot Berisha kishte zgjedhur të kalonte fundjavën me Dalilën, vajzën e vogël të të bijës, Argita, duke i treguar dhe pse e vogël, se Shqipëria është e madhe dhe me shumë shpresa për një të ardhme më të mirë.

Ndaj pasi i ka kujtuar se rruga e kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën “u kry”, i ka tërhequr vëmendjen dhe te rruga e re që pritet të kryhet, ajo e Arbrit.

Këto projekte të mëdha infrastrukturore që po financohen kryesisht nga qeveria shqiptare, i bashkohen dhe atij të tunelit që do të lidhë Tiranën me Elbasanin, për të cilin dje Berisha në 20 vjetorin e krijimit të degës së PD Elbasan tha se do të bëhet i mundur pas 18 muajsh.

Këto ditë, Kryeministri lajmëroi se një financim arab prej 420 milionë USD është bërë i mundur për ndërtimin e kësaj rruge të re.

e.r/NOA

KOMENTE