Erzurum, 8 janar, NOA – “Të rrëzojmë murin që ndan dy popujt tanë”. Kështu mësohet të jetë shprehur kryeministri grek, Jorgos Papandreu gjatë takimit të tij 3-orësh me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan.
“Vlerësojmë historinë tonë të pasur, por vendosëm që të dy palët të lëmë pas mentalitetet e të kaluarës dhe morëm iniciativa”, ka theksuar Papandreu.
Ndërsa Erdogan mësohet se gjatë këtij takimi i ka konfirmuar Papandreut faktin se përpjekja e të dyja vendeve është që ta bëjnë paqësor detin Egje.
Nga ana tjetër, në takimin e mbajtur në Erzurum të Turqisë u tha se duhen gjetur të gjitha mënyrat e mundshme për të penguar emigracionin ilegal.
n.e/NOA