English

Kapet me një pistoletë pa leje, arrestohet 36-vjeçari

Shkodër, 8 janar, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit Admir Alija 36 vjeç, lindur e banues në lagjen “Partizani” të qytetit Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar dje rreth orës 18.00, në vendin e quajtur fundi i Xhabijeve, të qytetit Shkodër, ky person është kapur në flagrancë me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje.

Në momentin e kapjes, Admir Alija po udhëtonte me automjetin tip Mercedes Benz, fuoristradë ML, me targe TR 0101 P, që drejtohej nga personi me inicialet F.A.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasit Admir Alija do t’i kalojnë prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

n.e/NOA

KOMENTE