English

KQZ miraton planin për ditën e nesërme, Mitrovica voton së shpejti

Prishtinë, 8 janar 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka miratuar Planin Operacional për zgjedhjet e ditës së nesërme në pesë komuna.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme për përsëritjen e zgjedhjeve në 24 qendrat e votimit në komunën e Mitrovicës, ky komision ka shprehur vlerësim duke e mirëpritur vendimin.

Në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se raporti i QNR-së për rinumërimin e 40 për qind të votave në nivel vendi, nuk ka arritur ende në KQZ për shkak të festës së Kërshëndellave ortodokse.

Ndërsa për datën e mbajtjes së zgjedhjeve në komunën e Mitrovicës, ajo theksoi se do të publikohet shumë shpejt.

Në mëngjesin e ditës së nesërme hapet procesi i rivotimit në komunat e Skenderajt, Drenasit, Deçanit, dhe pjesërisht në Malishevë e Lipjan.

a.y/NOA

KOMENTE