Arizona, 8 Janar, NOA- Një shkëmbim zjarri u zhvillua në Tucson (Arizona) ku mbetën të vrarë gjashtë vetë dhe u godit me një plumb në kokë deputetja demokrate Gabrielle Giffords, 40 vjeçe, gjatë një tubimi para një supermarketi në Tucson, Arizona.
Sipas mjekëve Gabrielle ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, por ka ende shpresa jete për të. Mësohet se antetatori i deputetes demokrate është arrestuar pas një shkëmbimi zjarri në të cilën mbetën të vrarë gjashtë persona. Të paktën 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në gjendje kritike për jetën të cilët janë transmetuar menjëherë në spitali e Tusson.Sipas mediave vendase thuhet se ka të plagosur dhe nga pjesëtarët e eskortës së deputetes.
Presidenti Obama e ka quajtur sulmin një akt të tmerrshëm dhe të pakuptimtë dhe se këto akte dhune nuk kanë vend në një shoqëri të lirë.
a.e/NOA