Arizona, 8 Janar, NOA- Gabriele Gifford deputetja e qëlluar sot me armë zjarri gjatë një tubimi para një supermarketi në Tucson, Arizona ku mbetën të vrarë 6 vetë dhe rreth 12 të plagosur ka lindur në Tucson në vitin 1970.
Ajo i përket krahut të moderuar të Partisë Demokratike në SHBA. Nga njëra anë ajo është pro-zgjedhjes së lirë mbi abortin dhe nga ana tjetër mjaft shtrënguese lidhur me qëndrimet për emigracionin. Në fjalimin e saj pak më shumë se dy vjet më parë, ajo paraqiti një paketë reformash që përfshijnë represion të rëndë të emigracionit të paligjshëm dhe dënime të rënda për ata që pranojnë emigrantë të parregullt.
Gabrielle Giffords, megjithatë, ka votuar për rritjen e fondeve federale lidhur me kërkimet mbi qelizat burimore embrionale, dhe është në favor të rritjes së pagës minimale. Në zgjedhjet e fundit afatmesme nëntorin e kaluar, Giffords fitoi kundra ultra-konservatorit republikan Xhesi Kelly kandidat, i mbështetur nga Parety Tea. Giffords u betua si deputete e re tre ditë më parë. Ajo është përfaqësuesja e parë me prejardhje hebreje e Arizonës. Është e martuar me astronautin Mark Kelly, komandant i misionit STS 134 që është planifikuar të nisë në prill.
Presidenti Obama e ka quajtur sulmin një akt të tmerrshëm dhe të pakuptimtë dhe se këto akte dhune nuk kanë vend në një shoqëri të lirë.
a.e/NOA