English

Mbërrin nesër në Shqipëri, drejtoresha e Bankës Botërore

Tiranë, 8 janar, NOA – Mbërrin nesër në vendin tonë për një vizitë zyrtare drejtoresha e Lartë e Bankës Botërore, Ngozi Okonjo-Iveala.

Lajmi është konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të kësaj banke në vendin tonë, sipas të cilave përfaqësuesja më e lartë e këtij institucioni financiar ndërkombëtar vjen në vendin tonë për herë të parë.

Mësohet ndër të tjera se ajo do të qëndrojë në Shqipëri përgjatë tre ditëve dhe se qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë të theksojë rëndësinë e "Axhendës së re të rritjes" për Shqipërinë dhe të shprehë mbështetjen që Banka i jep qeverisë, bazuar në Strategjinë e Partneritetit për Vendin.

Gjithashtu, ajo do të shprehë solidaritetin e Bankës me të dëmtuarit nga përmbytjet e fundit masive në zonën e Shkodrës si dhe do të diskutojë mbi mbështetjen e mundshme për zbutjen e rreziqeve në të ardhmen.

Sa i përket axhendës së parashikuar të vizitës së saj, Ngozi Okonjo-Iveala do të zhvillojë takime me kryeministrin Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, guvernatorin e BSH Fullani, kreun e opozitës Edi Rama etj.

n.e/NOA

KOMENTE