Los Anxhelo, 8 Janar NOA - Ecën me barkun e saj të fryrë, me një fëmijë në horizont, aktorja bukuroshe Natalie Portman, e cila ka shijuar një shëtitje në shoqërinë e mamasë dhe agjentes të saj, në rrugët e Los Anxhelos.
Aktorja mahnitëse, me origjinë izraelite, por e lindur ne Amerikë, ka shumë pak kohë që ka zyrtarizuar fejesën e saj me Benjamin Millepied, një balerin simpatik dhe koreograf francez.
Këtë djalosh, aktorja e njohu gjatë xhirimeve të filmit të saj të fundit “Black Swan” dhe mund të themi se shtatzënia e saj ka qenë e menjëhershme.
r.b/NOA