English

Merkel premton se do të sigurojë lirinë fetare në botë

E shtunë, 8 janar 2011, NOA- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është zotuar se do të luftojë për lirinë fetare në mbarë botën.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë duke dënuar sulmet ndaj të krishterëve.
Në mesazhin e saj javor, Merkel tha se Gjermania, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të angazhohet për të ndihmuar “të krishterët dhe besimtarët e feve të tjera të jetojnë në liri”.
Sulmi me bombë kundër pakicës së krishterë në Egjipt shkaktoi vdekjen e 21 personave dhe plagosjen e 100 të tjerëve, në incidentin e ndodhur ditën e Krishtlindjeve.
Sipas saj, sulmet e fundit tregojnë se “duhet të ngrihemi për lirinë fetare në botë si një nga të drejtat themelore të njeriut”.

a.y/NOA

KOMENTE