English

Nesër kosovarët rivotojnë në tri komuna

Prishtinë, 8 janar, NOA – Për shkak të parregullsive të shumta, që u shënuan gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit të vitit të shkuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që ditën e nesërme të zhvillohen sërish zgjedhjet në tri komuna.

Konkretisht, bëhet fjalë për komunën e Skenderajt, Drenasit dhe Deçanit, qytetarët e të cilëve do të hedhin sërish votën për të zgjedhur deputetët përfaqësues kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, bëhet me dije se proces rivotimi do të ketë edhe në dy qendra të tjera votimi, përkatësisht: në Malishevë dhe Lipjan.

Në total, mësohet se janë afro 100 mijë qytetarë të cilët do hedhin sërish votën e tyre për të zgjedhurit e Kuvendit, ndërsa ky proces do të monitorohet nga 90 ekipe vëzhguesish ndërkombëtarë dhe vendorë.

n.e/NOA

KOMENTE