Shqipëria
Moti i qendrueshem do te mbetet prezent edhe diten e diel pasi kthjellimet do te dominojne ne te gjithe vendin por edhe temperaturat do te pesojne rritje te ndjeshme sidomos ne vlerat maksimale.
Me poshte vijon parashikimi i detajuar nga NOA dhe MeteoAlb:
Ne medite do te kete kalime te vranësirave ne jug te vendit ndersa pjesa tjeter e territorit do te mbetet me mot te kthjellet ku me te dukshme kthjellimet do te jene ne bregdetin e Adriatikut.
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne te gjithe vendin duke perjashtuar kalime vranesirash ne zonat malore Lindore.
Vranesira do te kete ne Bajram Curri, Kukes, Puke, dhe Peshkopi.
Ky stabilitet atmosferik do te na shoqeroje gjate nates dhe deri ne mengjes.
Temperaturat ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne vlerat minimale por vlerat mksimale nuk do te pesojne ndryshime te dukshme.
Era do të fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 22 km/h dhe drejtim Perendimor duke bere qe dallgezimi ne Adriatik dhe Jon do te jete i ulet.
Europa
Nje qender e presion te ulet atmosferik do te vendoset ne gadishullin e Skandinavisë shoqeruar nga nje front i ftohte.
Ne Jugperendim te Europes do te pozicionohet nje tjeter qender e presionit atmosferik shoqeruar nga dy fronte te ngrohta me vazhdimësi nga Spanja deri ne vendet Balltike.
Gjithashtu nje tjeter qender e presionit te ulet atmosferik do te vendoset mbi Alpe shoqëruar nga nje front i ftohte dhe një front i degraduar duke sjelle kushte te paqëndrueshme atmosferike, vranësira dhe reshje shiu e dëbore ndersa nje qender e presioni te larte atmosferik do te pozicionohet ne Verilindje te Europes shoqeruar nga fronte te ngrohta.
Ndersa rajoni i Mesdheut do te ndikohet nga mot i kthjellet me vranësira te here pas hershme.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E diel, 9 janar 2011
Italia Veriore alarmon per debore te dobet dhe temp te ulta;
Vendet Nordike alarmojne per reshje te dendura debore;
Spanja do te mbetet me ere te forte dhe dallge te larta.
e.r/NOA