English

Pasqyra e Shtypit, 8 Janar 2011

Tiranë, 8 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin për çështjen e djegies së fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 si edhe arkivimin e listave të zgjedhësve, të gjitha këto detaje nga mbledhja e djeshme e KQZ-së.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i hedhjes nga trageti të një shqiptari i cili udhëtonte me gruan e tij dhe tani rezulton si i zhdukur, si edhe analiza e kryeparlamentares Topalli për punën 1-vjeçare të Kuvendit.


E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Digjen fletët”, i cili citon procesin e djegies së fletëve të votimit, shoqëruar edhe me fotot përkatëse ilustruese.

“Mustafa Nano i shkruan Blendi Fevziut: E pandershme ajo që bën me të ftuarit në Opinion”, është një artikull që citon një opinion të analistit të njohur.

“Episodi/ Si e mbrojti Shqipëria veten nga plehrat në vitin 2004” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Vendimi i KQZ/ Digjen fletët, Arkivi: Listat nuk publikohen”, i cili flet për vendimin e marrë nga KQZ mbi materialet zgjedhore të 28 qershorit 2009.

“Personazhet e Big Brother: Lezhjani që çmendi vajzën e Ornela Mutit dhe i dënuari për vjedhjen e bankave”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Ylli Manjani dhe Durim Hushi bashkohen me LSI-në”; “Dëshmia e oficerit në gjyq: Si e kapëm Dritan Dajtin”; “Policia, ndryshojnë krerët e komisariateve” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Debati për muzeun e Feve/ Xhufi kundërshton Ramën: Duhet laik dhe jo fetar”, i cila citon deklaratat e bëra dje nga Rama dhe Xhufi mbi muzeun e ri bashkëkohor në kryeqytet.

“Nasho Jorgaqi: Stop baltosje së Fan Nolit” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar intervistës së dhënë nga shkrimtari i njohur.

Kurse “Arkivi i Shtetit: Listat ia japim vetëm komisionit hetimor”, flet për reagimin e Arkivit lidhur me vendimin e djeshëm të KQZ-së.

Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “Arjan Konomi polemizon me Big Brother 4: Këtë radhë, organizatorët nuk më morën”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Tërhiqet Ristani, listat jo më sekrete”, i cili tregon vendimin e djeshëm të KQZ-së.

“Ndryshojnë krerët e policisë në Tiranë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon emrat e rinj që vendosen nëpër komisariate.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Jozefina Topalli injoron raportin e BE-së”, “Gjashtë të plagosur, u shkel kullota e policit” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Zgjerohet rrjedhja në PS, 2 emra të njohur ikin te LSI”, i cili pasqyron prezantimin e djeshëm të Ylli Manjanit dhe Durim Hushit si anëtarët më të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Më 8 Maj, fundi i bllokmenëve të rinj”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Arsimtarët, shpallen kushtet për pensionet suplementare”.


Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 8 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE