English

Peter Feith: Votimet e nesërme, të rëndësishme për imazhin

Prishtinë, 8 janar, NOA – Defektet që u konstatuan gjatë procesit elektoral të 12 dhjetorit, kanë shansin që të përmirësohen gjatë ditës së nesërme, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Prishtinë, Pieter Feith, sipas të cilit do të ketë vëzhgim të kujdesshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për procesin e nesërm elektoral në Kosovë.

“Votimet e 12 dhjetorit të vitit të kaluar janë mbajtur në një atmosferë kryesisht konstruktive. Megjithatë, ka pasur parregullsi. Qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk mund t’i pranojnë këto parregullsi. Rivotimet e pjesshme të urdhëruara nga Paneli i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa është një mënyrë për t’i korrigjuar ato. Kosovës i duhet një Kuvend kredibil dhe një Qeveri kredibile. Për të pasur legjitimitet, këto institucione duhet të bazohen në respektimin e ligjit. Ky është qëllimi i demokracisë, themelit të vlerave tona kryesore”, tha ai.

Duke shtuar në tej se “bashkësia ndërkombëtare, në veçanti përmes misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, do të përcjellë se çka do të ndodhë të dielën: zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE