English

Pollo: 2011, viti i internetit falas dhe rrjetit kombëtar brezgjerë

Tiranë, 8 janar, NOA - Në 2011-ën shqiptarët që përdorin telefon celular do të përfitojnë shërbime më të mira dhe çmime më të lira, si pasojë e rregullimit dhe rritjes së konkurrencës në treg ne presim zhvillime të qarta në këtë drejtim duke filluar nga pranvera e këtij viti.

Kështu u shpreh ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, për më tepër me përdorimin në rritje në treg të teknologjisë 3G do të kemi internet me shpejtësi të lartë në dorën tonë.

“Sot kushdo që ka një telefon celular të avancuar (smart phone) do të ketë shërbime kudo që të ndodhet: në Shqipëri apo me pushime, në Tiranë, Shkodër apo Korçë, në dhomën e ndjenjes apo në restorant, do të informohet, veprojë e ndërveprojë në mënyrë të vazhdueshme 24 orë në 24.

Në pranverë të vitit 2011 do të realizohet portabiliteti i numrit celular, pra çdokush mund të ndryshojë operatorin duke ruajtur numrin e celularit”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE