English

Prodhonte patatina në bodrum dhe i shiste me etiketa false, arrestohet kosovari

Tiranë, 8 janar, NOA – Forcat e policisë së Tiranës, falë finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Sneck”, kanë identifikuar dhe dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të një subjekti, i cili prodhonte dhe zhvillonte veprimtarinë e tij tregtare në kryeqytet.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se mbi bazën e provave e materiale të sekuestruara gjatë natës së mbrëmshme u arrestua në flagrancë Bekim Aliu, vjeç 41, lindur në Kosovë, banues përkohësisht në Tiranë.

Konkretisht, arrestimi i tij, u krye sepse është kapur në flagrancë duke transportuar mallra “Patatina” me mbishkrimin “Sneck”, pa lejen e Teknologjike të Ministrisë Bujqësisë si dhe pa regjistruar në organet Tatimore, automjetin tip furgon.

Nga veprimet hetimore dhe proceduriale të kryera, u konkludua se këto mallra i prodhonte në një punishte të vendosur në ambientet e një bodrumi, në një pallat 10-katësh në rrugën “Demir Progri” në Tiranë.

Gjithashtu, po në këtë punishte në Vorë, janë gjetur një sasi e konsiderueshme etiketa, me mbishkrime të cilat dyshohet se janë të gjitha të falsifikuara.

Të gjitha sendet e gjetura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe konkretisht :

· 1 makineri për prodhimin e patatinave me vlerë 5 mijë euro

· 1 makineri për mbushje pakosh me patatina me vlerë 4 mijë euro

· 1 makineri për stampim qesesh me patatina me vlerë 7 mijë euro.

· 28 mijë copë qese me patatina.

· 10 rulo me qese plastike.

· 10 mijë lodra të vogla për fëmijë.

· Automjeti tip “Volzvagen”, me ngjyrë të bardhë, me targa 551 KS 473.

Pas sekuestrimit të këtij malli, u konkludua se kjo sasi malli së bashku me pajisjet për prodhim, kapin vlerën rreth 30 mijë Euro.

n.e/NOA

KOMENTE