Brazil, 8 Janar NOA - Ronaldinho nuk ka vendosur se kush do të jetë skuadra e tij e së ardhmes. Pohimi i tij u bë gjatë konferencës për shtyp në Copacabana Palace në Rio.
Së bashku me vëllain-menaxher de Assis dhe Gallianin, Dinho ka shpjeguar se ende nuk e ka kryer zgjedhjen e tij.
Deri tani janë katër, klubet kandidate: Flamengo, Gremio, Palmeiras dhe Corinthians.
“Ndihem ende një lojtar i vërtetë, falënderoj shumë ekipin e Milanit, por kam vendosur të kthehem në Brazil dhe kjo me qëllimin e vetëm për të marrë pjesë në Botërorin e Futbollit të vitit 2014.
Edhe Galliani ka dhënë këshillën e tij në lidhje me të ardhmen e talentit Brazilian duke deklaruar: “Unë them Flamengo”.
r.b/NOA