Uashington, 8 janar 2011, NOA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar ligjin mbi buxhetin ushtarak për vitin 2011.
Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barak Obama, ka përsëritur vendosmërinë për të mbyllur burgun në Guantanamo, pavarësisht nga dispozitat e ligjit që e parandalojnë atë.
Ligji përmban një dispozitë, e cila “ndalon përdorimin e fondeve të Ministrisë
së Mbrojtjes për ndërtimin apo modifikimin e vendeve në Shtetet e Bashkuara për
të burgosurit e transferuar nga qendra e paraburgimit në Guantanamo”.
Në këtë ligj parashikohet edhe ndalimi dhe transferimi i të burgosurve në
vendet ku ishin transferuar të burgosurit e dikurshëm nga kjo bazë ushtarake në
Kubë.
Të dyja dhomat e Kongresit kanë kaluar në muajin dhjetor të vitit të kaluar ligjin, i cili parasheh një buxhet ushtarak prej 725.9 miliardë dollarësh.
a.y/NOA