English

Sulm në Afganistan, vriten 5 persona

E shtunë, 8 janar 2011, NOA- Ditën e sotme pesë persona kanë humbur jetën në Afganistan.

Tre civilë dhe dy militantë kanë gjetur vdekjen në sulme të ndara në këtë vend.

Zëdhënësi Daud Ahmadi, ka thënë për mediat se sulmi me bombë në provincën Helmand u ka marrë jetën dy civilëve, ndërsa i treti ka vdekur pas shpërthimit në makinën e tij në qytetin Khost.
Dy militantët kanë pësuar për vdekje teksa vendosnin mina në provincën Helmand.
Këto sulme vijnë të përsëritura, duke çuar kështu në përmasa katastrofike numrin e të vrarëve.

a.y/NOA

KOMENTE