E shtunë, 8 janar 2011, NOA- Haiti renditet ndër vendet e para si objekt i trafikimit të fëmijëve jashtë vendit.
Denoncimi është bërë nga UNICEF, në prag të
përvjetorit të parë të rënies së tërmetit.
Sipas kësaj organizate fëmijët haitianë janë objekt i trafiqeve jashtë vendit, ndoshta të destinuar për adoptime të paligjshme.
Kundër trafikut të fëmijëve, Haiti ka një
polici që kontrollon kufijtë, është bërë e ditur nga kjo organizatë.
Më tej UNICEF ka theksuar se numri i tyre shkon me mijëra, çka e bën alarmante
situatën.
a.y/NOA