English

Vijon djegia e fletëve të votimit të 28 qershorit, pastrohen 1000 kuti

Tiranë, 8 janar 2011, NOA – Pas vendimit të KQZ-së për djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, në 7 janar, edhe sot administrata ka vijuar djegien e tyre. Një kamion i ushtrisë i cili ka marrë kutitë e fletëve të votimit nga magazinat e fshatit Lundër pranë Tiranës i ka zbarkuar ato në Urën e Farkës, në vendin e vënë në dispozicion të djegies së fletëve të votimit.

Sipas vendimit të KQZ-së të marrë nën kuhndërshtimin e opozitës deri më tani janë djegur fletët e 1 mijë kutive të zgjedhjeve të shkuara parlamentare.

Djegia e fletëve të votimit do të vazhdojë deri në 5 mars.

Ndërkohë që djegia e fletëve të votimit vazhdon, KQZ vendosi dje që lista e votuesve të zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës të dërgohet në arkivin e shtetit.

KQZ vendosi nisjen e djegies së fletëve të votimit me argumentin e pastrimit të kutive dhe përgatitjen e tyre për zgjedhjet vendore të 8 majit.

Nisjen e procesit të djegies së fletëve të votimit Partia Socialiste e cilësoi sot si përpjekjen e mazhorancës për të zhdukur provat për manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

mit/NOA

KOMENTE