English

Zbardhet zhdukja e shqiptares, e vrau bashkëshorti italian

Lucca, 8 janar, NOA – Policia italiane ka mundur të zbardhë zhdukjen e 30-vjeëares shqiptare Rajmonda Zefi, e cila ka qenë e martuar prej disa vitesh në Itali me një shtetas italian dhe jetonte në qytetin Lucca.

Sipas konfirmimit të karabinierëve italianë, shqiptarja është vrare nga bashkëshorti i saj italian, Francesco Quinci, 36 vjeç, i cili e ka nxjerrë këtë sekret pas shumë hetimeve dhe presioni prej tyre për të nxjerrë të vërtetën.

Rajmonda Zefi u zhduk gjatë natës së ndërrimit të viteve, saktësisht më 31 dhjetor dhe ka qenë burri i saj që ka denoncuar zhdukjen, por ama me tre ditë vonesë.

Kjo ka bërë që karabinierët të ngrejnë dyshime tek ai dhe të arrijnë të zbulojnë të vërtetën.

Çifti ishte në prag të ndarjes dhe mësohet se vrasja ka ndodhur pikërisht në një moment tensionimi mes tyre.

n.e/NOA

KOMENTE