Torino, 8 Janar NOA/ Rid Bulku - Tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi dhe mund të themi se Luca Toni është një lojtar plotësisht i Juventusit. Faktikisht është arritur një marrëveshje me drejtuesve të klubit torinez dhe atyre të skuadrës së Xhenovës.
Konfirmohet se shitja është e plotë dhe pa asnjë shpenzim. Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me bardhë e zinjtë deri qershorin e ardhshëm të vitit 2012.
Klubi ka përshpejtuar bisedimet dhe kohën e kësaj marrëveshje menjëherë pas dëmtimit të rëndë të Quagliarellas, ku për të mund të themi se sezoni ka përfunduar dhe nga gjendja fizike jo e mirë e Iaquintas, i cili aktualisht është i dëmtuar.
Vetë Toni, është shprehur tepër i lumtur në lidhje me këtë transferim të tijin dhe ndihet tepër i gatshëm për të provuar këtë aventurë të re. Fanella që do të ketë ai do të mbajë numrin 20.
r.b/NOA