English

Afganistani siguron mbështetjen e Gjermanisë edhe pas 2014-ës

E diel, 9 janar 2011, NOA- Mbështetje afatgjatë ka qenë premtimi i Gjermanisë për Afganistanin

Ky premtim është bërë i ditur nga Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.

Gjatë fjalës së tij ai tha se, Gjermania nuk do ta lërë vetëm Afganistanin edhe në periudhën pas vitit 2014.

Në takimin që pati me homologun afgan Zalmai Rasoul, dhe presidentin Hamid Karzai, ai siguroi për përkrahje në vijimësi, ndërkohë që aktualisht Gjermania ka rreth 4,600 trupa në Afganistan.
Diplomati gjerman i bëri këto komente gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kabul.

a.y/NOA

KOMENTE