English

Dell: Rivotimi më mirë se në dhjetor

Prishtinë, 9 janar 2011, NOA- Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell ka vlerësuar pozitivisht procesin e rivotimit në Kosovë.

“Këtë herë organizimi është bërë më mirë dhe vërehet kontrolli më i madh nëpër qendrat e votimit. Padyshim se edhe krahasuar me herën e kaluar, rivotimi është më i rregullt”, ka deklaruar Dell, ndërsa ka vizituar këto qendra votimi.

Sipas tij ky ishte një hap përpara që Kosova ka bërë, në procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Ditën e sotme u përsëritën zgjedhjet në Deçan, në Drenas, në Lipjan, në Skënderaj dhe në Malishevë.

a.y/NOA

KOMENTE